![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/11/Albert-Kransiqi.jpg)
Krasniqi me hipotezë interesante: 68 për qind është dalja reale në zgjedhje
10 shkurt 2025
| 12:02
Albert Krasniqi, analist, ka komentuar zgjedhjet e 9 shkurtit, ku fituese ka dalë Vetëvendosja me 41 për qind deri tani.
Krasniqi ka shkruar se dalja në zgjedhje është e lartë.
Ai ka bërë një interpretim interesant. “Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në Kosovë janë 1,118,483 banorë mbi 18 vjeç, rrjedhimisht me të drejtë vote. Kjo i bje që dalja reale në zgjedhjet e fundit brenda vendit, prej 799,954 (por që mund të ketë edhe votues që kanë ardhur nga jashtë vendit), të jetë rreth 68%”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.