Krasniqi: Me këtë qeveri që kemi, partneriteti me ShBA e me BE-në nuk mund të forcohet
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar fitoren e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet në Maqedoninë Veriore.
Ai këtë fitore po sheh se Kosova po rrethohet e armiq, dhe e izoluar nga BE-ja e SHBA-ja.
Krasniqi thotë se për t’i përballuar këto presione Kosova duhet të forcojë partneritetin me BE e SHBA, e që ai beson se Qeveria Kurti nuk mund ta bëjë një gjë të tillë.
Shkrimi i tij:
Pas fitores abnormale të VMRO DPMNE në M. e Veriut, rrethimi armiqësor ndaj Kosovës po rritet, pasi edhe Mali i Zi qeveriset nga forca proserbe. Kosova vetë është në udhëkryq. Nëse vazhdon të izolohet nga B.E e SH.B.A, do të rritet edhe presioni i shteteve fqinje, që kanë qeveri proserbe. Nëse e forcon partneritetin me B.E e SH.B.A, presionet përballohen. E sigurt është se me këtë qeveri që kemi, partneriteti me SHBA e me BE-në nuk mund të forcohet. Pra, pritet të hyjmë në një fazë të re të izolimit e mbase edhe të destabilizimit të Kosovës.