
Krasniqi me qindra zyrtarë dhe anëtarë të PDK-së shkojnë për ngushëllime te familja Thaçi
19 mars 2025
| 13:37
Kryetari i Partisë Demokracisë së Kosovës (PDK), Memli Krasniqi bashkë me qindra zyrtarë e anëtarë të kësaj partie kanë vizituar sot (e mërkurë) familjen Thaçi për t’iu shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në këtë vizitë ngushëllimi, përfaqësuesit e PDK-së kanë shprehur dhembjen dhe solidaritetin e tyre me familjen Thaçi, duke kujtuar figurën e Haxhi Thaçit si një njeri të urtë dhe të përkushtuar për familjen dhe atdheun.
Krasniqi ka vlerësuar kontributin dhe vlerat e larta njerëzore të Haxhi Thaçit, duke theksuar se ai do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje.