Krasniqi: Më shumë se 650 mijë qytetarëve u është rritur norma e interesit të kredive vitin e fundit (video)

24 nëntor 2023 | 11:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka publikuar të premten shifrat e fundit që ka publikuar Komisioni Evropian në raportin për Kosovën sa i përket kredive të qytetarëve dhe goditjen e tyre nga rritja e normave të interesit.

Sipas raportit të Komisionit Evropian, normat e interesit të kredive gjatë vitit 2022 janë rritur në 6.3 për qind derisa një vit më parë ishin më të ulëta.

Krahas ngritjes së çmimeve edhe kjo rritje e normave të interesit të kredive ka prekur më shumë se 650 mijë qytetarë të  Kosovës.

“Mbi 650 mijë qytetarë të Kosovës, të cilët kanë kredi, krahas rritjes së çmimeve, duhet të përballojnë edhe rritjen e normave të interesit të kredive! #Regres”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”, duke ia bashkangjitur edhe një video.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Joern Rohde, ka thënë se…