Krasniqi: Me Veselin kryeministër, Kosova do të hyjë në etapa të reja të zhvillimit
31 gusht 2019
| 00:25
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se me mbështetjen e madhe qytetare PDK-ja do të dalë forca më e madhe politike dhe Kadri Veseli do të jetë kryeministër i vendit.
“Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe mbetet forcë e qytetarëve të vendit. Edhe në këto zgjedhje, qytetarët e dinë se kush duhet ta udhëheqë shtetin. Me Kryeministrin e ardhshëm Kadri Veseli, Kosova do të hyjë në etapa të reja të zhvillimit. Ne kemi ditur ta ndryshojmë vendin, duke ndryshuar edhe veten, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë, pa dallime”, ka shkruar Krasniqi.
/Epoka e re/