Krasniqi: Mërgatën dhe PDK-në i lidhë kauza e shenjtë për liri që në ditët e para të luftës së UÇK-së
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, po qëndron në Itali ku ka takuar qindra bashkatdhetarëve dhe përkrahës e aktivistë të partisë.
Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se mërgatën dhe origjinën e PDK-së, para se t’i lidhë politika, i ka lidhur kauza e shenjtë për liri dhe kontributi e rrugëtimi i përbashkët që në ditët e lavdisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krasniqi ka marrë pjesë në organizimin festiv për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë të organizuar nga Dega e PDK-së në Itali që udhëhiqet nga kryetari i saj, Patriot Krasniqi.
Postimi i tij:
Nder dhe kënaqësi të qëndroj në mesin e qindra bashkatdhetarëve – përkrahësve dhe aktivistëve të Partisë Demokratike të Kosovës, në një tubim madhështor në Itali, të organizuar nga Dega jonë këtu, për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë.
Mërgatën tonë dhe origjinën e Partisë Demokratike, para se t’i lidhë politika, i ka lidhur kauza e shenjtë për liri dhe kontributi e rrugëtimi i përbashkët që në ditët e lavdisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Faleminderit secilit prej të pranishmëve që ishin për të festuar së bashku! ?