Krasniqi: Mesatarisht janë bërë vetëm 50 testime në ditë për koronavirus!
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë që nga fillimi i pandemisë, Kosova ka kryer shumë pak testime, edhe siç ka thënë ai përkundër thirrjeve të vazhdueshme që ky numër të rritet.
“Që nga data 8 shkurt e deri dje, më 12 prill, në Kosovë janë bërë vetëm 3 256 testime. Pra, mesatarisht janë bërë vetëm 50 testime në ditë! Kjo është jashtëzakonisht pak! Me këtë ritëm është e pamundshme që të identifikohet niveli i vërtetë i prevalencës së koronavirusit në vendin tonë. Dhe për më keq, numri i testimeve ditore është rritur minimalisht dhe ende është shumë larg numrit të nevojshëm që në rastin e Kosovës, do të duhej të jetë së paku 1 000 testime në ditë në këtë fazë”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Pavarësisht kësaj, Krasniqi ka vlerësuar se punëtorët shëndetësorë kanë bërë dhe po bëjnë punë heroike në linjën e parë të luftës me armikun e padukshëm Covid-19.
https://www.facebook.com/memli.krasniqi/photos/a.306081272863636/1578897958915288/?type=3&theater