Krasniqi: Migrimi masiv i qytetarëve po merr përmasa shqetësuese, qeveria po heshtë
03 mars 2023
| 12:05
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se largimi i qytetarëve nga Kosova muajve të fundit po merr përmasa shqetësuese.
Krasniqi përmes një statusi në “Facebook” ka drejtuar kritika ndaj qeverisjes aktuale e cila siç tha ai “po heshtë përball emigrimit masiv”.
Krasniqi po ashtu ka publikuar dhe një videoincizim në të cilën shihet se ka vizituar disa familje në Komunën e Kamenicës të cilët shprehën shqetësimet e tyre për ikjet e më të dashurve të tyre jashtë vendit.