Krasniqi: Ministrat e LDK-së e kanë sjellë këtë situatë me “Bechtel Enka”-n

05 korrik 2018 | 14:29

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, duke folur në interpelancën për ndarjen e 53 milionëve për “Bechtel Enka”-n, ka thënë se e keqja e gjithë kësaj situate është se Qeveria është detyruar të paguajë një shumë të madhe krahasuar me atë fillestare.

“Shpjegimet e kryeministrit ishin të qarta për mënyrën se si ka ardhur deri të ky problem”, ka thënë Krasniqi.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se qëndrimet kundërshtuese të ministrave të LDK-së në Qeverinë Mustafa kanë bërë që të rritet borxhi për “Bechtel Enka” nga 14 në 53 milionë euro.

“E keqja është se jemi detyruar për të paguar shumë më shumë mjete se sa kemi pasur të paguajmë. Qëndrimet kundërshtuese brenda ministrave të LDK-së e kanë sjellë këtë situatë”, ka thënë Krasniqi.

Më tutje, Krasniqi ka propozuar dy rekomandime, duke përfshirë atë që Ministria e Infrastrukturës të vlerësojë propozimet dhe të dakordohet me “Bechtel-Enka”-n për koston finale të kontratës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Kujtim…