Krasniqi: Miqtë si Mesiqi janë vlerë e Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vlerësuar lartë, personalitetin e Stjepan Mesiq, ish-president i Republikës së Kroacisë, i cili të hënën është shpallur “Qytetar Nderi” i Prizrenit, kryeqytetit historik e kulturor të shqiptarëve.
Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se “personaliteti i presidentit Mesiq, është i çmuar ndër ne, si mik e kontribuues i sinqertë për çështjen e lirisë dhe mbrojtjes së Kosovës në ish-Jugosllavi, ndërsa pas çlirimit të vendit edhe si mbështetës i shtetformimit e shtetndërtimit tonë”.
Sipas Krasniqit, konsiderata e shprehur në Prizren për presidentin Mesiq është e merituar dhe i bën nder edhe Kuvendit Komunal.
Ai tha se miqtë si Stipe Mesiq janë vlerë e Republikës së Kosovës.