Krasniqi: Misioni im do të jetë fuqizimi i rolit të gruas dhe rinisë
Kandidatja për deputete nga radhët e AAK-së Kaltrina Krasniqi, ka thënë se synimi i saj është në qeverisjën e ardhshme do të jetë fuqizimi i rolit te gruas në vendimarrje dhe biznes, fuqizimi i rolit të rinise, si dhe mbrojtja dhe rikujtimi tek gjeneratat e reja për rolin e UÇK-së në çlirimin dhe shtetndertimin e Kosovës.
“Jam Kaltrina Krasniqi, ekonomiste e dipolomuar dhe po ashtu me eksperincë profesionsle nga fusha e ekomomisë. Vij nga një familje atdhedashëse qe i dhane shumë Kosovës. Në keto zgjedhje garoj me numrin 102 dhe misioni im në qeverisjën e ardhshme do të jetë; fuqizimi i rolit të gruas në vendimarrje dhe biznes, fuqizimi i rolit të rinisë, si dhe mbrojtje dhe rikujtimi tek gjeneratat e reja për rolin e padiskutueshem të UÇK-së në clirimin dhe shtetndertimin e Kosovës.
“Një botë më e drejtë dhe më e suksesshme nuk ndërtohet me paragjykime, por me veprime, dhe unë jam këtu për t’u treguar se ndryshimi është i mundur. Për Kosovën fituese 137 dhe me mua Kaltrinën 102”.