Krasniqi: Mitrovica e ka mundësinë e artë të udhëhiqet nga një politikan shembull si Bedri Hamza

05 tetor 2021 | 13:25

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mitrovicë, ku ka takuar banorët e Tavnikut dhe Shipolit, bashkë me kryetarin e ardhshëm të Mitrovicës, Bedri Hamza.

Në një postim në llogarinë e vet në “Facebook”, Krasniqi shkruan se në këto takime diskutuan për vizionin dhe programin e PDK-së për qeverisjen e Mitrovicës në katër vitet e ardhshme.

“Partia Demokratike e Kosovës është më se e vendosur dhe e gatshme për të rimarrë përgjegjësitë e qeverisjes në Mitrovicë, pas degradimit tetë vjeçar të këtij qyteti, si pasojë e qeverisjes klienteliste, diskriminuese e jotransparente. Qytetarët e Mitrovicës e kanë mundësinë e artë që të udhëhiqen nga një njeri i ndershëm, intelektual, profesionist e politikan shembull, siç është Bedri Hamza, për t’i dhënë Mitrovicës një qeverisje gjithëpërfshirëse, të hapur e zhvillimore, siç e meriton”, ka shkruar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Producentja e "Big Brother VIP" Lori Hoxha në një intervistë…