Krasniqi: Modelin e qeverisjes së PDK-së në Ferizaj do ta bartim në nivel qendror me Hamzën kryeministër
31 tetor 2024
| 11:37
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se pati një “atmosferë madhështore” në mesin e anëtarëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj.
Ai ka thënë se modelin qeverisës të Ferizajt do ta bartin edhe në nivelin qendror me, siç tha ai, kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza.
“Modelin transformues dhe zhvillimor qeverisës të PDK-së me qytetarin në qendër, të zbatuar nga Agim Aliu në Ferizaj, e të replikuar në komunat tjera ku udhëheqin kryetarët nga radhët tona, do ta bartim edhe në nivelin qendror pas 9 shkurtit me kryeministrin e ardhshëm, Bedri Hamza. Kosova dhe qytetarët e saj meritojnë më mirë!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.