Krasniqi mposhtet në gjysmëfinale, garon për medaljen e bronztë

07 tetor 2022 | 12:40

Distria Krasniqi është mposhtur në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi u mposht nga xhudistja britanike, Chelsie Giles në “Golden Score”.

Tani, në luftë për medaljen e bronztë, ajo do të ketë punë me xhudisten nga Izraeli, Gefen Primo. Kampionia olimpike triumfoi me waza-ari në çerekfinale ndaj xhudistes mongoleze, Khorlooodoi Bishrelt.

Një pikë në fillim të meçit i mjaftoi xhudistes kosovare të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Në raundin e parë, Distria kaloi pa luftë, kurse në të dytin triumfoi me IPPON për 30 sekonda.

Çerekfinalen, ajo e arriti pasi mundi me IPPON xhudisten italiane, Giuffrida Odetta, e cila mori tri penalizime që i kushtuan me eliminim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë…