
Krasniqi mposhti polakun Grafka në rrugën për titull të botës
03 shkurt 2018
| 22:50
Haxhi Krasniqi boksieri nga Kosova, ka bërë hapin e parë drejt titullit të botës në boks në kategorinë super të mesme.
Në “Erdgas Arena” në Halle an der Saale të Gjermanisë, Krasniqi e mposhti polakun Bartlomiej Grafka.
Krasniqi fitoi këtë takim me vendim unanim të gjyqtarëve, pasi u tregua më i mirë se kundërshtari për tetë raunde. Krasniqi tani në boksin profesionist ka 47 fitore e pesë humbje.