MTI-ja për nder të 8 Marsit, organizoi tryezë për gratë
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), për nder të 8 Marsit, organizoi tryezë për gratë të cilat janë pjesë e MTI-së. Këtë deklaroi zëvendësministrja e kësaj ministrie Arbëresëh Krasniqi.
Ajo ka thënë se MTI-ja, ka mbrojtur gratë duke ua mbrojtur fëmijët e tyre veçanërisht me ndalimin e blerjes së alkoholit dhe duhanit për fëmijët nën moshën 18 vjeçare dhe gjithashtu me asgjësimin e lodrave kancerogjene ku te fëmijët tanë me vite të tëra kanë qenë të ekspozuara.
“Ministria jonë në veçanti ka mbrojtur gratë duke ua mbrojtur fëmijët e tyre veçanërisht me ndalimin e blerjes së alkoholit dhe duhanit për fëmijët nën moshën 18 vjeçare dhe gjithashtu me asgjësimin e lodrave kancerogjene ku te fëmijët tanë me vite të tëra kanë qenë të ekspozuara. Duke iu falenderuar secilës nga ju që pandalur kontribuoni në institucionet tona dhe uroj që çdo 8 Mars të kemi arsye edhe më mëdha të festojmë. Andaj, të dashura gra, urime 8 Marsin, qofshi të uruara përherë!”, ka shkruar Krasniqi në profilin e vet në “Facebook”.