Krasniqi: Muhamet Kallaba, kandidati më i përgatitur për ta udhëhequr Kamenicën
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar këtë vikend në Kamenicë për ta zyrtarizuar kandidatin për kryetar të ardhshëm, Muhamet Kallaba.
Lideri i opozitës ka shkruar në faqen e tij në “Facebook” se Muhamet Kallaba është kandidati më i përgatitur për ta udhëhequr Kamenicën drejt zhvillimit e transformimit.
Deklarata e plotë e kreut të PDK-së, Memli Krasniqi:
Kënaqësi e jashtëzakonshme që këtë vikend ta kalojë në Kamenicë, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar të ardhshëm, Muhamet Kallaba dhe me kolegët e Degës.
Muhamet Kallaba është kandidati më i përgatitur për ta udhëhequr Kamenicën drejt zhvillimit e transformimit.
Kamenica ka potencial të jashtëzakonshëm intelektual, ka diasporën e madhe dhe reliev të mrekullueshëm që janë mundësi e mirë për t’u organizuar drejt zhvillimit ekonomik.
Prandaj, më 17 tetor, Muhamet Kallaba me mbështetjen e të gjithë qytetarëve të Komunës së Kamenicës pa dallim, do të nisë një etapë të re të zhvillimit të kësaj komune.