Krasniqi mund të fitojë 1 milion euro pas procesit gjyqësor

15 dhjetor 2021 | 14:50

Boksieri Robin Krasniqi humbi duelin brenda ringut me Dominic Bosel gjatë muajit tetor.

Vendimet e gjyqtarëve ishin të dyshimta dhe Krasniqi iu drejtua gjykatës për të vërtetuar se ai kishte të drejtë dhe gjyqtarët dhanë pikët gabim. Një panel i gjyqtarëve javën e kaluar vërtetuan se Krasniqi e kishte fituar.

Të pesë gjyqtarët e vlerësuan luftën me 116:112 dhe 115:114 për Krasniqin. Tani do të mbetet në dorën e gjykatës nëse do të vendoset që rripi të kthehet te Robin Krasniqi, nëse kjo ndodh atëherë Krasniqi do të arkëtonte rreth 1 milion euro.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa autoritetet në Kosovë paralajmërojnë rritje të çmimit të ujit,…