Krasniqi: Ndërmarrja Hidroekonomike ‘Ibër-Lepenci’ e ka mbështetjen e institucioneve
Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, është takuar me kryeshefin ekzekutiv të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Berat Lushtaku, me të cilin ka diskutuar për rëndësinë e sistemit të ujitjes së kësaj ndërmarrje për sektorin e bujqësisë.
Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, zëvendësministri Krasniqi ka thënë se investimet dhe modernizimi i sistemit të ujitjes është njëri nga prioritetet e NH “Ibër-Lepenci” dhe e ka mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës.
“Në një takim pune me kryeshefin ekzekutiv të NH “Ibër-Lepenci” z. Berat Lushtaku, e përgëzova për punën e deritashme dhe biseduam për rëndësinë e sistemit të ujitjes së kësaj ndërmarrje për sektorin e bujqësisë. Investimet dhe modernizimi i këtij sistemi është njëri nga prioritetet e NH “Ibër-Lepenci” dhe e ka mbështetjen e plotë të institucioneve të Kosovës. Tash dhe vitet në vijim, bashkëpunimi ynë do të jetë në funksion të angazhimeve tona të përbashkëta, me qëllimin e vetëm, mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin e bujqësisë”, ka shkruar zëvendësministri Krasniqi.
/Epoka e re/