Krasniqi në 25-vjetorin e masakrave në Rahovec: Gjithmonë do t’i kujtojmë të rënët për liri
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar masakrat në fshatrat e Rahovecit, ku mbeten të vrarë 68 civilë në Fortesë, 75 në Celinë, 49 në Brestoc.
Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se në mesin e të vrarëve ishte edhe gjyshi i tij, Hysni Zhuniqi.
“25 vite më parë, regjimi gjenocidal serb filloi masakrat ne fshatrat e Rahovecit, duke vrarë 68 civilë në Fortesë, 75 në Celinë, 49 në Brestoc, e ku ranë edhe pesë dëshmorë në mbrojtje të popullatës shqiptare. Në mesin e martirëve të Fortesës ishte edhe gjyshi im, Hysni Zhuniqi, bashkë me familjarë të shumtë. Sakrificat, vuajtjet dhe dhembja e popullit tonë në rrugën e çlirimit kanë qenë të mëdha – por akoma më e madhe ishte vendosmëria për liri dhe pavarësi. Prandaj, sot dhe gjithmonë, i kujtojmë me nderim dhe respekt ata që u flijuan për këtë ideal. Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, ka shkuar Krasniqi.