Krasniqi: Në 27-vjetorin e protestës historike, mirënjohje për studentët, profesorët dhe rektorin Ejup Statovci
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK) Memli Krasniqi, ka shkruar në 27-vjetorin e protestës studentore.
Përmes një shkrimi në “Facebook” , ai ka shprehur mirënjohje për studentët e profestorët në krye me rektorin Ejup Statovci.
“Në 27 vjetorin e protestës historike të studentëve, shprehim mirënjohje për mijëra studentë dhe profesorë të Universitetit të Prishtinës, sypatrembur e stoikë, në krye me rektorin Ejup Statovci, që u ngritën në këmbë për të kërkuar të drejtat e tyre. Kjo protestë, së cilës iu bashkuan mijëra qytetarë, pati jehonën e zërit kundër shtypjes dhe kundër regjimit pushtues të Millosheviçit. Ajo u kthye në simbol të qëndresës dhe unitetit të popullit të Kosovës, duke rishfaqur qëllimin dhe dëshirën e flaktë për liri dhe pavarësi”, ka shkruar ai.
Në fund, Krasniqi ka shkruar: “Sot, me rastin e shënimit të këtij përvjetori, duke kujtuar të kaluarën, riafirmojmë angazhimin tonë për përmirësimin e cilësisë së arsimit në vendin tonë dhe kushteve për të gjithë nxënësit dhe studentët në vend”.