Krasniqi në Ambasadën e Britanisë shpreh ngushëllime për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II

12 shtator 2022 | 13:14

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot ka vizituar Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, për t’u shprehur ngushëllime ambasadorit Nicholas Abbott dhe bashkëpunëtorëve të tij, për vdekjen e Lartmadhërise së Saj, Mbretëreshës Elizabeth II.

“Me këtë rast, nënshkrova edhe librin e zisë, në kujtim dhe nderim të jetës së Mbretëreshës Elizabeth II, udhëheqja, vizioni, përkushtimi dhe mirësia e së cilës kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e botës”.

“Ngushëllimet më të thella, nga unë dhe gjithë Partia Demokratike e Kosovës, për Qeverinë dhe të gjithë qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kuvendi i hapur e shkollat e mbyllura, nuk është fotografia…