Krasniqi në gjendje jo të mirë, avokatja kërkon largimin e tij nga seanca

13 prill 2023 | 12:25

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Jakup Krasniqi është parë në një gjendje jo të mirë shëndetësore në seancën e sotme në  Hagë.

Avokatja Venkateswari Alagendra, ka thënë se nëse klienti i saj vazhdon të jetë në këtë gjendje, do të duhet të largohet nga seanca.

“Krasniqi nuk ndihet shumë mirë për momentin. Mund të qëndroj edhe pak, por do të na thotë nëse mund të qëndroj. Por nëse kërkon të largohet, shpresoj të na lejohet”, ka thënë avokatja e Krasniqit.

Në seancën e sotme është duke vazhduar dëshmia e dëshmitares së parë. E gjithë seanca ka qenë e mbyllur për publikun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Taulant Balla,…