
Krasniqi: Në gjykimin e Thaçit po tentohet të gjykohet edhe ShBA-ja
m m mikujProfesori universitar, Milazim Krasniqi, ka publikuar disa fotografi të takimeve të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi me ish-president të ShBA-së.
Me këtë rast, Krasniqi ka shkruar në “Facebook” se “diçka nuk shkon me logjikën, në rastin e arrestimit dhe gjykimit ndaj tij”.
Krasniqi ka thënë se në gjykimin e Thaçit po tentohet të gjykohet edhe ShBA-ja për ndihmën e dhënë për çlirimin e Kosovës.
“Kërkesa eksplicite e para do ditëve e ministrit rus, Sergej Llavrovit, që Hashim Thaçi duhet të dënohet, flet vetvetiu se ku është adresa e vërtetë e këtij procesi gjyqësor”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Takimet me pesë presidentë të ShBA-së nuk kanë qenë të mundshme pa vlerësimin e shërbimeve kompetente amerikane, për profilin dhe veprimtarinë e Hashim Thaçit.
Prandaj, diçka nuk shkon me logjikën, në rastin e arrestimit dhe gjykimit ndaj tij.
Presidenti Bajden e ka quajtur Xhorxh Washingtoni i Kosovës, zonja Ollbrajt e ka pasur favorit politik. Prandaj në këtë proces po tentohet të gjykohet edhe ShBA-ja, për ndihmën që ka dhënë në çlirimin e Kosovës.
Kërkesa eksplicite e para do ditëve e ministrit rus, Sergej Llavrovit, që Hashim Thaçi duhet të dënohet, flet vetvetiu se ku është adresa e vërtetë e këtij procesi gjyqësor.
qësor.