![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/PDK-PP.jpeg)
Krasniqi në hapje të tubimit kujton ish-luftëtarët që gjenden në Hagë: Po zhvillojnë betejën për drejtësi dhe pastërti të luftës së UÇK-së
08 shkurt 2025
| 18:04
Në këto çaste është duke u mbajtur tubimi mbyllës i Partisë Demokratike të Kosovës.
Fjalën hyrëse e mori kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi.
Ai para mijëra të pranishmëve nuk harroi t’i kujtoj edhe ish-luftëtarët që tashmë gjenden në Hagë.
“Kujtojmë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Po zhvillojnë në Hagë betejën për drejtësi dhe pastërti të luftës së UÇK-së”, ka thënë Krasniqi.