Krasniqi: Në historinë tonë të re, Turqia është bërë krah i fuqishëm i Kosovës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çagrı Sakar, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin me interes të përbashkët, në veçanti për zhvillimin e fuqizimin e shtetit të Kosovës.
“Në historinë tonë të re, Turqia me dashamirësi ka marrë pjesë në shtetndërtim, duke u bërë krah i fuqishëm në fusha të ndryshme të veprimtarisë institucionale, në veçanti duke kontribuar në zhvillimin ekonomik”.
“Në çdo rrethanë, Turqia ka dëshmuar miqësinë e sinqertë, me kontribut të madh për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen e shtetësisë së Kosovës nga shtetet e treta. Urat e forta të mirëbesimit, mund të fuqizohen edhe më shumë”, ka shkruar Krasniqi nw llogarinë e vet nw “Facebook”.