Krasniqi: Në këto momente të vështira dhe tragjike, ndajmë dhembjen me shtetin dhe popullin turk

06 shkurt 2023 | 10:20

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se mëngjesi i sotëm na gjeti me lajmin e hidhur që vjen nga Turqia, ku si pasojë e një tërmeti të fuqishëm kanë humbur jetën qindra qytetarë dhe qindra të tjerë kanë mbetur të lënduar, ndërsa fshatra e qytete të shumta kanë pësuar dëme të paimagjinueshme.

“Në këto momente të vështira dhe tragjike, ndajmë dhembjen me shtetin dhe popullin turk. presidentit Erdoğan dhe të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre, u dërgoj ngushëllimet më të sinqerta. Populli i Kosovës është me ta në këtë periudhë të rëndë”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas…