“Programi zhvillimor e transformues i Esat Racit është gjithëpërfshirës. E tillë do të jetë edhe qeverisja e tij, sepse ai do të jetë kryetar i të gjithëve dhe do të qeverisë njëjtë për të gjithë”, shkruan Krasniqi.
Krasniqi në Klinë: Esat Raci do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve, pa dallim
06 nëntor 2021
| 19:22
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar sot në Zllakuqan e në Klinë, ku me kryetarin në ardhje, Esat Racin, dhe kryetarin e Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashotën, ka takuar shumë qytetarë e aktivistë.
Në një postim në Facebook, Krasniqi thotë se aktivistët e PDK-së janë mobilizuar për ta përmbyllur këtë raund me fitore, duke e zgjeruar rrjetin e mbështetësve, sepse qytetarët e Klinës, pa dallime partiake, janë më se të vendosur t’i japin fund qeverisjes aktuale, e cila solli vetëm degradim e stagnim në këtë qytet.