Krasniqi në Kuvend: Kosova po zbrazet, kjo është fytyra e qeverisë Kurti

06 prill 2023 | 13:58

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, pas fjalimit të kryeministrit Albin Kurti për dy vjet qeverisje të tij, ai ka folur për çështjen e emigrimit për të cilën, ka thënë se është ajo që flet më së miri për punën e tij.

Krasniqi ka dhënë edhe disa shifra në bazë të të cilave, ka bërë me dije se “Kosova po zbrazet”.

“Përgjatë dy viteve të fundit mesatarisht 147 persona në ditë e lëshojnë Kosovën për me kërkuar një jetë më të mirë jashtë vendit. Mesatarisht mbi 1 000 qytetarë në javë. Pra gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti, 107 310 qytetarë kanë ikur nga Kosova. Jo si turistë, por si mërgimtarë që e kanë e kanë humbur shpresën dhe besimin në perspektivën që mundet ta ofrojë shtetin tonë”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se ata që po ikin nga vendi janë nga çdo kategori e shoqërisë, mjekë e mësimdhënës, infermierë e arkitektë.

“Vetë e me familje. Nga fshati e nga qyteti, nga çdo cep i Kosovës. Të papunë e të punësuar. Kosova po zbrazet, vendi ynë po shpopullohet e familjet tona po zvogëlohen. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisjes tënde, kryeministër. Ky migrim i paprecedentë flet më së miri se sa janë të kënaqur njerëzit dhe familjet me punën tënde. Çka do që flet kryeministër s’ka asnjë vlerë. Mos u merr me neve në Kuvend. Tregoju atyre rreth 100 mijë familjeve që iu kanë ikur fëmijët gjatë qeverisjes tënde se çfarë suksesi ke arritur dhe si ja u ke përmirësuar jetën”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet gjermane kanë prezantuar disa ndryshime në “Kartën  Blu”, e…