Krasniqi në Likoshan dhe Çirez: Kosova është përplot vepra heronjsh

28 shkurt 2022 | 12:39

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi në 24-vjetorin e masakrës së Likoshanit dhe Çirezit ka bërë homazhe në Kompleksin e Varrezave të këtyre fshatrave.

Krasniqi është shprehur se Kosova është përplot me vepra heronjsh, prej atyre që dhanë gjithçka dhe të gjitha për Atdheun.

“24 vjet më parë, ishin banorët e Likoshanit dhe Çirezit që i dolën përballë armikut pushtues, duke mbrojtur shtëpitë dhe nderin me jetët e tyre. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të Kosovës, që u bënë dritë në rrugën e çlirimit!”, ka thënë Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëpunimi në nivelin lokal ndërkufitar, digjitalizimi i shërbimeve komunale dhe…