
Krasniqi në Malësi të Vërrinit: Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së
23 janar 2025
| 12:16
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (LDK), Memli Krasniqi, ka folur për në tubim që e pati në Malësi të Vërrinit, në kuadër të fushatës zgjedhore.
Krasniqi ka thënë se aty pati mbështetje, mobilizim dhe optimizëm.
“Me besim të palëkundur në fitoren e PDK-së dhe në një të ardhme ma të mirë për Kosovën, qytetarët nga çdo fshat dhe qytet janë bashkuar për t’i dhënë mbështetjen e nevojshme Bedri Hamzës për kryeministër”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.