Krasniqi në Mejë të Gjakovës: Për disa familjarë ende s’ka ardhur liria

27 prill 2023 | 12:09

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Lëndina e pikëllimit” në 24-vjetorin e masakrës së Mejës në Gjakovë.

Nga aty, Krasniqi ka thënë se pa u gjetur edhe i zhdukuri i fundit, nuk mund të ketë drejtësi.

Ai ka thënë se për disa familjarë, liria ende nuk ka ardhur.

“Si çdo 27 prill edhe këtë vit sa herë që vijmë këtu në ‘Lëndinën e Krenarisë’ në Mejë. Nuk ka sesi të kujtojmë këtë rrugëtim të rëndë e tragjik të popullit tonë që sakrifikoi aq shumë për lirinë që e gëzojmë sot dhe padyshim si në çdo ditë tjetër por në mënyrë të veçantë në këtë ditë kur i kujtojmë të pagjeturit, dhimbjen e pambaruar të familjarëve në radhë të parë por edhe të kombit tonë në përgjithësi”.

“S’ka si të mos mendojmë se nuk është bërë mjaftueshëm. Për disa prej familjarëve, liria ende nuk ka ardhur. Pa u gjetur dhe pa u zbuluar fati i të pagjeturit të fundit nuk mund të ketë drejtësi”, është shprehur Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në përurimin…