Krasniqi në Mitrovicë: Bedri Hamza është Kryeministri më i mirë që Kosova mund ta ketë sot
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza kanë qenë në Mitrovicë.
Krasniqi thotë se Hamza është kryeministri më i mirë Kosova mund ta ketë.
Ai tha se koha është ta zhvillojnë dhe integrojmë vendin.
Postimi i plotë:
Ishim sonte në Mitrovicë dhe bashkë me Bedriun do të jemi në çdo cep të Kosovës. E kjo pjesëmarrje e jashtëzakonshme, konfirmon se Bedri Hamza është Kryeministri më i mirë që Kosova mund ta ketë sot. Sepse, më shumë sesa i fjalëve, Bedriu është lider i veprave – i dëshmuar shumë herë në çdo përgjegjësi institucionale që ka mbajtur.
Koha është për liderë dhe parti të dëshmuara. Koha është ta kthejmë Kosovën në drejtimin e duhur. Koha është ta zhvillojmë dhe integrojmë Kosovën. PDK është gati!
Faleminderit Mitrovicë për pritjen!