Krasniqi: Në një vend ku dikush guxon të kërcënojë një familje kryeministrore, ai vend nuk është as normal, as i lirë!
29 dhjetor 2019
| 23:05
Një kërcënim të hapur përmes një mesazh të dërguar në profilin e tij në “Facebook”, mori sot djali i liderit të LDK-së, Isa Mustafa, Besnik Mustafa.
Besniku publikoi mesazhin kërcënues që mori, ku i thuhej se do të kallet për së gjalli.
Lidhur me këtë ka reaguar njëri nga themeluesit e parë të LDK-së, Milazim Krasniqi.“Në një vend ku dikush ka guxim me e kërcënue një familje kryeministrore, në këtë rast familjen e ish kryeministrit Isa Mustafa, bile pa e fshehur identitetin hiq, në atë vend ka triumfuar anarkia dhe barbaria. Ai vend nuk është as normal, as i lirë. Ai vend më shumë ngjet si spital psikiatrik i tipit të hapur, por jo si vend normal”, ka shkruae Krasniq.