Krasniqi: Në Qeverinë Veseli nuk do të ketë vend për njerëz me aktakuza
29 gusht 2019
| 22:46
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në debatin përballë analistëve në T7, ka thënë se korrupsionin dhe krimin mund ta luftojë vetëm një njeri, e ai është Kadri Veseli.
Krasniqi ka pohuar se PDK-ja do të dalë e para në zgjedhje dhe do të hyjnë në koalicion me partitë tjera vetëm nëse i pranojnë kriteret e PDK-së që asnjë person me aktakuzë nuk do të ketë vend në Qeveri.
“Kryetari i PDK-së e ka bërë të qartë se zyrtarët me aktakuza nuk do të kenë pozita të larta udhëheqëse”, ka deklaruar Krasniqi.