Krasniqi në Skenderaj për Ditën e Çlirimit: Vend i lavidshëm i mijëra patriotëve

18 qershor 2022 | 16:59

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në 23 vjetorin e çlirimit të Skenderajt, me bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës ka bërë homazhe tek shtatorja e Komandantit legjendar Adem Jashari në Skënderaj, në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Marinë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi duke nderuar dëshmorët e kësaj komune, u ka uruar qytetarëve të Skënderajt Ditën e Çlirimit.

Postimi i plotë i Memli Krasniqit:

Në 23 vjetorin e çlirimit të Skënderajt, vendit të lavidshëm të mijëra patriotëve të dëshmuar ndër dekada, sot, së bashku me udhëheqësit e kësaj komune dhe kolegët nga Partia Demokratike e Kosovës, bëmë homazhe e nderime tek shtatorja e Komandantit legjendar Adem Jashari në Skënderaj, në Kompleksin Memorial të Familjes Jashari në Prekaz, si dhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Marinë.
Lavdi të përjetshme dëshmorëve e martirëve të lirisë. Urime Ditën e Çlirimit, Skënderaj!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar ish-ministrin e Jashtëm…