Krasniqi në Tiranë, takon kryeparlamentaren Nikolla
10 shkurt 2022
| 12:24
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri ka takuar sot kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla.
Përmes një postimi në “Facebook”, Krasniqi tha se me kryetaren Nikolla kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë dhe për mundësinë e krijimit të platformave të përbashkëta të veprimit.
“Partia Demokratike e Kosovës e konsideron prioritet shtetëror intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në të gjitha fushat, andaj do të vazhdoj të luaj rol qendror në këtë drejtim. Dy shtetet tona duhet të jenë bashkë e më të forta, në rrugën e integrimit euro-atlantik”, ka theksuar Kransiqi.