Krasniqi në tubimin përmbyllës: Nga pasnesër Bedriu kryeministër, ky njeri thotë më pak e bën më shumë

08 shkurt 2025 | 17:53

Jo njeri të fjalëve por të veprave, e quajti Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën – për të cilin tha se “nga pasnesër, e kemi kryeministër”.

Krasniqi në tubimin masiv përmbyllës të PDK-së në Prishtinë, iu drejtua veçanërisht votuesve që më parë nuk e kanë votuar PDK-në: “Jepiani një shansë Bedri Hamzës”.

Nuk përhapëm përçarje, e as s’ia mohuam kujt patriotizimin – e sot dua t’ju drejtohem veçanërisht atyre që nuk kanë votuar për PDK-në në të kaluarën: ejani me ne, me mirësjellje ju kërkoj të votoni për PDK-në nesër, jepiani një shans Bedri Hamzën”, tha ai.

“Qytetarët kanë vështirësi ta lidhin muajin me muaj…të gjithë pajtohen që Kosova ndjehen se Kosova mundet ma mirë. Dhe a mund ta realizojmë? Po. Sepse keni plan program konkret, që e kemi përgatitur së bashku me ju”.

“Nga pasnesër, kryeministër i ri i Kosovës, Bedri Hamza…ky njeri thotë më pak e bën më shumë”, tha Memli Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër,…