Krasniqi në Ulpianë: Të rinjtë, të moshuarit, burra e gra, të gjithë së bashku në mbështetje të PDK-së
23 janar 2025
| 23:01
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shprehur falënderime dhe optimizëm pas një tubimi në lagjen Ulpiana të Prishtinës, raporton GazetaBlic.
Ai theksoi se ky ishte një moment i veçantë, pasi Ulpiana, vendi ku ai është rritur dhe ka kryer shkollën fillore, u bashkua njëzëri për një të ardhme më të mirë.
Krasniqi falënderoi me emocion qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme, duke u angazhuar për vazhdimin e punës për një të ardhme më të mirë.