Krasniqi në veri, takon kryetarin e Zveçanit dhe Zubin Potokut

05 qershor 2023 | 16:31

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar sot Zveçanin dhe Zubin Potokun, ku është takuar me kryetarët e këtyre dy komunave, Ilir Pecin në fshatin Kelmend dhe Izmir Zeqirin në fshatin Çabër.

“Pashë nga afër sfidat dhe vështirësitë me të cilat po ballafaqohen jo vetëm kryetarët e komunave, por edhe qytetarët shqiptarë në këto vendbanime. Të dy kryetarët i falënderova për përkushtimin, sakrificën dhe vullnetin, që, përkundër kushteve jo adekuate, detyrën e tyre ta ushtrojnë me durim, përgjegjësi dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, duke kontribuar në paqe dhe shtensionim të situatës në komunat e tyre. Para se gjithash, sot, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci janë në shërbim të qytetarëve, të komunave të tyre dhe të shtetit të Kosovës. Dhe, për këtë, ata gëzojnë mbështetjen e plotë timen dhe të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e së hënës në Gjykatën e Apelit, Hysri…