Krasniqi: Në villen e Titos, kasapit të shqiptarëve, Kurti i ka pranuar të gjitha ato që ka thënë se nuk do t’i pranojë kurrë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në seancën e Kuvendit ka thënë se kryeministri Albin Kurti tash po e pranon se ka asociacion nga marrëveshja e fundit.
Krasniqi ka thënë se Kurti në “vilën e Josip Broz Titos, kasapit të shqiptarëve, ka pranuar ato që ka premtuar që nuk ka me i pranuar kurrë”.
“Sot jemi dëshmitarë të degradimit esencial të dialogut. Kryeministër çka ka, çka s’ka, a ka Zajednicë a ka asociacion? Me një fjali, mbrëmë e ka përmbysë krejt jetën e tij politike. Sepse po, ka Asociacion dhe ka pas sa herë që ky ka thënë se nuk ka. Sepse loja me fjalë skadon atëherë kur fillon afati i veprimeve. Në vilën e Josip Broz Titos, kasapit të shqiptarëve, pranoi ato që ka premtuar që nuk ka me i pranuar kurrë”, ka thënë Krasniqi.