Krasniqi nënshkruar në librin e zisë me rastin e vrasjes së ish-kryeministrit të Japonisë

18 korrik 2022 | 11:55

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka nënshkruar në librin e zisë, në ambasadën e Japonisë në Prishtinë, me rastin e vrasjes së ish-kryeministrit, Shinzo Abe, ditë më parë.

Krasniqi ka thënë se ish-kryeministri Abe ishte mik i mirë i Kosovës, mbështetës i madh në shtetndërtimin tonë dhe lider i urtë e frymëzues.

“Gjithmonë jemi mirënjohës për kontributin e veçantë dhe të vazhdueshëm, personal e shtetëror që ish-kryeministri Abe ka treguar për vite me radhë ndaj vendit tonë. Pas nënshkrimit në Librin e zisë, takova të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Keisuke Yamanaka, me të cilin diskutuam edhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha të ndryshme”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka pohuar se…