Krasniqi: Nëse guxoni, hapeni urën e mos llomotitni!

15 gusht 2024 | 22:22

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka thënë se zërat të cilët po e kritikojnë opozitën, për gjoja mosdashje të hapjes së Urës së Ibrat, janë budallonje dhe të poshtër.

Ai ka thënë se po të varej hapja e Urës së Ibrit nga shqiptarët që nga ky moment do të hapje, porse një gjë të tillë se lejon KFORI.

Krasniqi ka porositur pozitën që nëse guxojnë ta bëjnë një gjë të tillë, “le ta bëjnë e mos të llomotitin”. Sipas tij, po duan të gjejnë fajtorin aty ku s’është.

Postimi i plotë i Krasniqit në profilin e vet në “Facebook”:

Nuk po e kuptoj a janë të marrë a të poshtër këta që akuzojnë partitë opozitare se gjoja janë kundër hapjes së Urës së Ibrit. Me gjasë më shumë janë të poshtër se sa budallenj. Pse? Sepse ata e dinë që urën nuk e kanë mbyll shqiptarët. Ata e dinë që shqiptarët e kishin hapur në këtë minut. Ata e dinë se serbët e kanë mbyll urën. Ata e dinë se KFOR nuk lejon hapjen e njëanshme të saj. E kanë më lehtë të akuzojnë opozitën, sepse kanë filluar të frikësohen. Po duan të gjejnë fajtorin aty ku nuk është. Kjo pra është poshtërsi. Mesazhi im: nëse guxoni, hapeni urën e mos llomotitni!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pjesë e ofensivës në rajonin e Kurskut, forcat ushtarake…