Krasniqi: Nëse krerët e shtetit s’dinë kush dha urdhër kush po sundon në Kosovë

29 mars 2018 | 19:50

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka reaguar për deportimin e gjashtë turqve nga Kosova për në Turqi.

Ai ka thënë se është turp ekstradimi i profesorëve për në Turqi,

“Nëse Kryetari i shtetit, Kryetari i Kuvendit e Kryeministri nuk e dinë kush dha urdhër, atëherë kush po sundon në Kosovë?”, ka thënë ai.

Më poshtë keni postimin e tij të plotë:

Tirania brina s’ka!

Arrestimi dhe ekstradimi i arsimtarëve të Kolegjit Memet Akif në Turqi është turp që nuk lahet lehtë, është më shumë se turp se është dëshmi e gjallë se ky mentalitet as bënë e as krijon shtet dhe as mbron shtet.

Ata njerëz që kanë dhënë urdhër për një veprim të tillë, janë kriminel. Kriminel që po e shkatërrojnë shtetin e vet, që po e izolojnë popullin tonë dhe në vend që të integrohemi në Demokracinë Perëndimore, po integrohemi në despotizmin e tiraninë aziatike. Turpi qoftë mbi ata që e gatuan ketë gjellë të ligë.

Nëse Kryetari i shtetit, Kryetari i Kuvendit e Kryeministri nuk e dinë kush dha urdhër, atëherë kush po sundon në Kosovë?

Me ketë veprim të shtetit tim, u ndjeva më shumë se i turpëruar.

Turpi brirë nuk ka!

P.S. Ministri i PM e Shefi i AKI-së edhe mund të shkarkohen, por përgjegjësia është te urdhërdhënësi i tyre!

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministrit Ramush Haradinaj për arrestimin…