
Krasniqi: Nëse LV-ja s’mundet ta formojë qeverinë, radha është e jona
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se janë të gatshëm t’u ofrojnë qytetarëve një qeveri tjetër.
Ai ka thënë se nëse LV-ja nuk mundet ta formojë qeverinë, radha është e PDK-së me partitë tjera të opozitës.
“Siç ju kemi njoftuar, ne kemi një komunikim të vazhdueshëm me partitë opozitare dhe besoj shumë që, duke respektuar rendin kushtetues, në momentin kur një gjë e tillë merr edhe validitetin legal, pas dështimit potencial, po e quaj kështu, të partisë së parë për të formuar qeverinë e re. Ne shumë shpejt jemi të gatshëm t’ua ofrojmë qytetarëve dhe vendit një qeveri tjetër”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkaq ka thënë se është shumë herët të flitet për postin e presidentit.
“I kanë mbetur edhe 11 muaj mandat presidentes aktuale. Nëse arrihet një marrëveshje e shpejtë për formimin e një qeverie të re, të udhëhequr nga Bedri Hamza, ma merr mendja që në një proces prej dhjetë apo njëmbëdhjetë muajsh do të krijohej një situatë e re”, është shprehur ai.