Krasniqi: Nëse s’ka kusht për Serbinë në BE, përse duhet të ketë bisedime në Bruksel
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, ka reaguar rreth deklaratave të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, e cila ka thënë se Bashkimi Evropian nuk i ka vënë kusht Serbisë njohjen e Kosovës për anëtarësim në BE.
Ai ka thënë se nëse është kështu atëherë përse duhet të ketë bisedime në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Cila është arsyeja për të biseduar me një vend jo vetëm që nuk të njeh, por edhe t’i qetë përpara 1001 pengesa prej më të ndryshmeve?”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë i tij:
SHQIPONJA DHE STRUCI
Në jetën time kurrë nuk kam dëgjuar e lexuar se në kohë rreziku Shqiponjat nga frika e fusin kokën në zall. Por, kam lexuar e dëgjuar se në kohë furtunash, Shqiponjat ua hapin flatrat e gjokset, furtunave të egërsuara. Se vetëm ashtu, ATO tregojnë fisnikërinë e tyre. Kështu para 575 vite e kishim një shëmbëlltyrë, e kishim Gjergj Kastriotin – Skënderbeun, i cili me shqiponjat e tij të kohës, si shqiponjat që në kohë furtunash i hapin flatrat, Skënderbeu e skënderbegasit kapen shpatat, bash atëherë, kur banoret e tjerë të Ballkanit, para hordhive të sulltanëve binin si pulat para gjelave! Po kështu, pas 556 viteve, Adem Jashari me ushtrinë e ti prej shqiponjash, kombit i dhanë liri e pavarësi!
Atë që nuk e kam dëgjuar për Shqiponjat, dëgjuar e kam për Strucët. Struci është shpendi më trupmadh e torollak. Thuhet se ai në rast rreziku e fut kokën në zall për të shpëtuar?! Vepron ashtu se mendon që, duke mos e parë rrezikun i shpëtohet atij?! Kështu janë një lloj i njerëzve, kurrë nuk kanë guxim të përballen me rreziqet, e sytë t’i nxjerrin në luftë për ofiqet!
Strucët tanë nder vite mendonin, se robërisë i shpëtohet, duke i futur kokën nën shalët e të tjerëve?! E në anën tjetër kurrë nuk rreshtin për të kërkuar e fituar lavdinë e krijuar ndër breza. Lavdia vije natyrshëm, si lavdia e Adem Jasharit dhe e Skënderbeut. Lavdia nuk ju shkon atyre që e kërkojnë me qiri e me pishë për ta vesh si këmishë! Se ajo nuk blihet ne pazare të mëdha të botës se korruptuar! Lavdia, është brenda trupit të njeriut, është ne mendjen dhe zemrën e madhe të njeriut.
Lavdinë e gjejnë vetëm ata që flijohen natyrshëm për liri dhe atdhe, si Skënderbeu e Adem Jashari, dy Shqiponjat e një trungu që shekujt ju qëndrojnë në mes! Që vetëm nder e lavdi i lanë trashëgim kombit, dheut e flamurit!
Përvetësuesit e lavdisë se luftëtarëve të Lirisë dhe grabitësit e pasurisë se kombit, vetëm turpi i mbulon mbi dhe! Dhe i zhveshë nga çdo komb e nga çdo fe.
E strucët tanë kukurisin si pulat kur bëjnë një ve!
Zhvillimet e fundit politike po tregojnë, se Struci ynë kokën nuk po e fut në rërë, por në shalët e deputetëve, të cilët janë viktima të besimit e të mashtrimit nga struci!?!