Krasniqi nga Rapidi kalon te Sparta Pragës
06 qershor 2024
| 11:15
Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Ermal Krasniqi do të jetë lojtari më i ri i Sparta Pragës.
Kampioni i Çekisë ka arritur marrëveshje me Rapidin Bukureshtin për transferimin e tij, për rreth dy milionë euro, ka raportuar të enjten “Sport.ro”.
Kësaj shume mund t’i shtohen edhe bonuse të tjera, me vlerë 300 mijë euro të tjera, varësisht nga paraqitjet e kosovarit në Sparta Pragë. Rapid ka ruajtur edhe një përqindje të një transferimi të ardhshëm të Krasniqit.
Transferimi i sulmuesit kosovar te kampioni në fuqi i Çekisë pritet të zyrtarizohet këtë javë. Ndryshe, Krasniqi këtë sezon luajti në 34 ndeshje për CFR Cluj dhe Rapid, duke arritur të shënojë në gjashtë prej tyre, shifër së cilës i shtohen edhe pesë asistime vendimtare.