Krasniqi: Nisma vazhdon të marrë mbështetje të fuqishme nga elektorati në Malishevë
23 dhjetor 2024
| 08:38
Kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Vesel Krasniqi, ka theksuar se partia e tij vazhdon të marrë mbështetje të fuqishme nga elektorati në komunat e Malishevës, Shkarashnikut dhe Gurbardhit të Hajdin Berishës. Krasniqi ka shprehur mirënjohjen për qytetarët e këtyre zonave, të cilët sipas tij, kanë treguar qartë se e duan përfaqësimin dhe zërin e Nismës Socialdemokrate në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka shtuar se Nisma Socialdemokrate do të vazhdojë të mbetet zëri i qytetarëve të Malishevës dhe se nevojat dhe sfidat e kësaj rrethine do të paraqiten dhe realizohen me përkushtim në Kuvend.