Krasniqi: Nuk e lejojmë që Kurti me disa huliganë t’i prishin raportet me Amerikën

04 shkurt 2025 | 12:06

Ish-anëtari i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi është treguar i ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur me qasjen e këtij të fundit ndaj aleatit kryesor të vendit, ShBA-së.

Krasniqi në “Klan Kosova” është shprehur se Amerika është prishur me aleatët e vet për ta bërë shtetin e Kosovës.

Ai ka theksuar se nuk do të lejojë që Kurti me disa huliganë ta prishë Kosovën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë prej se e kam njohur Kurtin, e ka parë Amerikën si ‘perandori djallëzore’. Por, unë kam menduar që me kohë e kupton se është një perandori që duhet ta mbajë rendin botëror, tregtinë botërore”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka theksuar se në asnjë rrethanë nuk guxojmë t’i cenojmë raportet me Amerikën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Alaba nuk po e gjen assesi qetësinë. Mbrojtësi austriak…