Krasniqi: Nuk është problemi vetëm me arsimin
22 shtator 2022
| 15:10
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shprehur se nuk është problemi vetëm në arsim, por ky problem sipas tij është shumë më i madh.
Ai është shprehur se i gjithë shteti është në rrezik për t’u bllokuar.
“Nuk është problemi vetëm me arsimin, problem është më i madh. Sot e pamë që kishte një grevë njëorëshe edhe MPJ, ka pasur greva e paralajmërime për greva edhe në sektorin e shëndetësisë. Krejt shteti është më rrezik për t’u bllokuar”, u shpreh Krasniqi.